75 Mall Live Search
18:16 / E Mërkurë, 26 Gusht 2020 / indeksADMonline

Meriton Korenica i thotë lamtumirë Prishtinës


Mesfushori kosovar, meriton Korenica sot dhe zyrtarisht na ka njoftuar për largimin e tij nga klubi i FC Prishtinës.


Korenica i cili për dy vite ishte pjesë e klubi kryeqytetas, sot ka vendosur që të shkëputë kontratë me ta, shkruna IndeksOnline.

Lajmin e ka bërë të ditur vet mesfushori 22-vjeçar përmes një postimi në “Facebook”.

” Pas dy viteve të mrekullueshme, fitoreve, gëzimeve, por edhe zhgënjimeve, me zemrën plot dashni – Prishtinës, shpisë tem të dytë, sot po i them lamtumirë.

“Falënderoj klubin e FC Prishtinës për të gjitha, trajnerët Mirel Josa, Armend Dallku dhe Artan Luzi , Stafin dhe të gjithë bashkëlojtarët me të cilët ishim si familje.

“Faleminderit tifozeria PLISAT dhe qytetarët e Prishtinës që më keni ofruar mbështetjen maksimale në çdo kohë, do të jem një prej jush gjithmonë!

Faleminderit”.