Meriton Korenica shënon gol për Clujin në Rumani, emocionohet

Skuadra e CFR Clujit ka shënuar fitore 2:0 ndaj Univ. Craiovas, në ndeshjen e javës së 18-të në Superligën e Rumanisë.
Golin e dytë për Clujin e shënoi mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica, shkruan Indeksonline
Korenica shënoi gol të bukur në minutën e 87’të për t’ia siguruar fitoren skuadrë së tij.
Këtë gol, Kore’ ia dedikoi babait të tij tashmë të ndjerë./Indeksonline/