75 Mall Live Search
14:29 / E Mërkurë, 05 Mars 2025 / G T

Meriton Korenica shpallet më i miri i muajit te Cluji

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica është shpallur “lojtar i muajit” shkurt te skuadra e Clujit.

Korenica është votuar si më i miri i muajit, duke mposhtur bashkëlojtarët e tij, si: Louis Munteanu dhe Mohammed Kamara, shkruan Indeksonline

Gjatë muajit të kaluar, lojtari “dardan” shënoi dy gola në gjashtë ndeshje.

Meriton Korenica gjatë këtij sezoni në ligën e Rumanisë, ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë katër asiste në 28 ndeshje./Indeksonline/