Meriton Mjekiqi dedikim ish-partneres së tij: Më fal që …
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/03/13.jpg)
Mbrëmjen e kaluar, banorët e Big Brother VIP Albania i kanë dhënë rëndësi, dedikim, dhe emocione 8 marsit, ditës së gruas.
Në shenjë respekti, banori i shtëpisë Meriton Mjekiqi ka zgjedhur t’i bëjë një dedikim ish-partneres dhe nënës së djalit të tij, ku i ka kërkuar falje dhe ka shprehur falënderim për përkujdesin dhe dashurinë që ajo tregon ndaj të birit të tyre.
![Njihuni me ish gruan e Meriton Mjekiqit, qenka yll](https://infokosova.net/wp-content/uploads/2024/01/meriton-7989-52.jpg)
“Dua të falënderoj Ergestën, ajo është nëna e djalit tim. Dua t’i them më fal që ndoshta s’kam qenë më i miri, dhe dua të të falënderoj për përkujdesin ndaj Loarit. Edhe pse ne skemi kontakt të mirë, djali gjithmonë ka qenë ai i cili na ka mbajtë në raport.