75 Mall Live Search
11:59 / E Premte, 28 Gusht 2020 / indeksADMonline

Merkato e çmendur, Luis Suarezi i vetofrohet gjigantit italian

Trajneri i Barcelonës, Roland Koeman, i ka thënë Luis Suarezit se nuk e ka në planet e tij dhe se duhet të largohet nga klubi.

Sipas “GOAL”-it, Suarezi pas bisedës jo të këndshme me trajnerin holandez ka filluar të kërkojë një ekip të ri, transmeton Indeksonline.

Uruguaiani i është vetofruar ekipit të Juventusit. Italianët po e shohin si opsion të mirë Suarezin pas largimit të Higuainit.

Por, Juventusi po shpreson se mund ta transferojë falas atë, duke mos pasur nevojë të shpenzojë asgjë nga buxheti./Indeksonline/