75 Mall Live Search
17:21 / E Shtunë, 02 Maj 2020 / indeksADMonline

Merkel bën thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar në kërkim të vaksinës për Covid-19

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar në kërkimin e një vaksine për koronavirusin e ri, transmeton Klan Kosova.

Gjatë paraqitjes së saj të përjavshëm të shtunën, Merkel tha se “kushdo mund të sëmuret me virusin” dhe për këtë arsye “bashkëpunimi global” dhe “veprimi i përbashkët” është i nevojshëm.

“Ne si vend jemi të bindur se vetëm veprimi i përbashkët ndërkombëtar, shumëpalësh do të na lejojë ta kapërcejmë këtë pandemi,” tha ajo.

Sipas kancelares, rreth 8 miliardë euro (8,9 miliardë dollarë amerikanë) janë ende të nevojshme për të zhvilluar një vaksinë dhe konferenca e donatorëve më 4 maj është një pikë fillimi e rëndësishme.

Merkel tha se Gjermania do të jepte një “kontribut të rëndësishëm financiar”.