Merkel bisedon me Vuçiq, temë edhe dialogu Kosovë-Serbi

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, këtë të enjte ka zhvilluar një bisedë ‘online’ me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Nga raportimet e mëhershme gjatë ditës është thënë se mes tyre do të diskutohet për luftën kundër COVID-19, procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë si dhe për marrëdhëniet në mes të dyja vendeve.
Lidhur më këtë çështje, mediat në Serbi raportojnë se Vuçiq do t’i drejtohet publikut.