10:27 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Merkeli, gruaja më e fuqishme në botë për të nëntin vit radhazi

Gruaja e hekurt nuk mposhtet. Kancelarja gjermane është emëruar për herë të nëntë gruaja më e fuqishme në botë. Për të nëntin vit Merkeli është renditur e pra në listën e 100 grave më të fuqishme për këtë vit.

Merkeli është prezente në këtë listë 14 herë në historinë 16- vjeçare të listës që revista “Forbes” bën çdo vit.

Pas saj renditet Christine Lagarde drejtorja e Bankës Qendrore Evropiane dhe e treta kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi. E katërta renditet Ursula Von der Leyen presidente e Komisionit Evropian. Ndërsa e pesta është Mary Barra, CEO e “General Motors”-it

Këtë vit në listë janë emrat e 100 grave të famshme në 6 kategori – 31 në biznes, 17 në teknologji, 12 në financa, 14 në media dhe argëtim, 22 në politikë, 4 në filantropi.

Së bashku ata kontrollojnë ose ndikojnë më shumë se 2.3 trilionë dollarë në të ardhura dhe mbikëqyrin afro 6.5 milionë punonjës.

Për këtë renditje “Forbes”-i ka si kriter matës: paratë, median, impaktin dhe sferën e influencës.