75 Mall Live Search
21:51 / E Premte, 04 Janar 2019 / indeksADMonline

Merkel javën tjetër në Ballkan, viziton Greqinë!

Zyrtarja në kabinetin e kancelares, Martina Fietz ka konfirmuar që Angela Merkel do të vizitoj Greqinë me 10 dhe 11 janar.

Merkel gjatë vizitës së saj do të takohet me kryeministrin grek Alexis Tsipras. Pas takimit do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media, transmeton Indeksonline.

Përveç kryeministrit, Merkel do të takohet edhe me presidentin grek Prokopios Pavlopoulos.

Po ashtu kancelarja gjermane ka për ta takuar liderin e opozitës greke, kryetarin e Partisë Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis./Indeksonline/