75 Mall Live Search
19:49 / E Mërkurë, 25 Gusht 2021 / OSH

Merkel: Komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë ‘dialogun me talibanët’

Kancelarja gjermane Angela Merkel vlerëson se bashkësia ndërkombëtare duhet të vazhdojë “dialogun me talibanët” pasi morën Afganistanin.

“Qëllimi ynë duhet të jetë të ruajmë sa më shumë ndryshimet që kemi bërë gjatë 20 viteve të fundit në Afganistan,” tha Merkel në Bundestag, edhe pse vendet perëndimore nxituan të evakuojnë mijëra njerëz nga aty, shkruan Euronews.

“Komuniteti ndërkombëtar gjithashtu duhet të dialogojë për këtë me talibanët,” tha ajo, duke deklaruar se realiteti i ri në Afganistan ishte “i hidhur”, por se komuniteti global duhet të përballet me të.

Kancelarja këmbënguli se nuk duhet të harrojmë Afganistanin.