11:02 / E Mërkurë, 29 Prill 2020 / indeksADMonline

Merkel mbledh shtetin, nesër vendoset përfundimisht për Bundesligën Gjermane

Angela Merkel ka thirrur një takim me zyrtarët më të lartë shtetëtor. Në mesin e shumë vendimeve që pritet të merren, nesër do të vendoset edhe për fatin e Bundesligës.

Pavarësisht se është marrë një vendim që Bundesliga të fillojë me 9 maj, kancelarja e shtetit nesër do të jap vendimin final.

Mediat gjermane raportojnë se ka gjasa që fillimi i Bundesligës të shtyhet për një javë më shumë se nga data e dhënë, pra të rinis me 16 maj.

Një nga kushtet që do të vendoset për futbollistët, është vendosja në mini-karantinë e futbollistëve për shkak të sigurisë./Indeksonline/