75 Mall Live Search
18:31 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

Merkel në Turqi, Erdogan i bën dhuratë një pasqyre

Gjatë ditës së sotshme, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, priti në takim kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Erdogan në këtë takim ia dhuroi  një dhuratë, që ishte një pasqyer, kancelares gjermane, transmeton Indeksonline.

German Chancellor Angela Merkel receives a gift from Turkish President Tayyip Erdogan

Merkel dhe Erdogan pritet të zhvillojnë bisedime duke u përqendruar në të ardhmen e marrëveshjes së migracionit midis Turqisë dhe BE që ndihmoi në uljen e fluksit të refugjatëve në Evropë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se vendi i tij nuk do ta lë të vetëm kryeministrin e qeverisë legjitime të Libisë, Fayez al-Sarraj dhe se Turqia është e vendosur të ofrojë sa më shumë mbështetje ndaj tij, raporton Anadolu Agency (AA).

German Chancellor Angela Merkel receives a mirror as a present from Turkish President Recep Tayyip Erdogan (R), during the Turkish-German University's new facilities opening on Friday

“Në luftën kundër terrorit (në Libi), jemi duke mbështetur Sarraj-in dhe ushtrinë e tij, jo personin që nuk ka legjitimitet”, tha Erdoğan.

Kancelarja Merkel, nga ana e saj, tha se armëpushimi i brishtë në Libi duhet të shndërrohet në një armëpushim të përhershëm.

“Marrëveshjet e dakorduara në Samitin e Berlinit mbi Libinë do të miratohen nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së”, theksoi Merkel./Indeksonline/

Merkel is presented with a mirror from Erdogan on Friday