Merkel: Nuk do të jemi në gjendje të sigurojmë mjaftueshëm vaksina

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë sot se autoritetet nuk do të jenë në gjendje të sigurojnë mjaftueshëm vaksina në tremujorin e parë të vitit 2021.
Ajo theksoi para Bundestagut gjerman se do të bëjnë të pamundurën të frenojnë vdekjet, duke shtuar se do të marrin të gjitha masat që të mbajnë të hapura shkollat dhe kopshtet e fëmijëve.
Merkeli, gjithashtu tha se është dakort që të mbyllen dyqanet në periudhën e Krishtlindjeve dhe deri më 10 janar.
Sipas saj përvoja e deritashme ka treguar se vala e dytë e pandemisë “është shumë me fuqishme sesa e para”, duke shtuar se ka shumë njerëz të infektuar, në Gjermani.