13:31 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Merkeli, puthje dhe përqafime me liderët botërorë, por me Erdoganin pak më ndryshe

Krerët e NATO-s takohen sot jashtë Londrës, në ditën e dytë të samitit të posaçëm për 70-vjetorin e themelimit të aleancës.

Bisedimet zhvillohen në një hotel luksoz pranë Watfordit dhe pasojnë pritjet e së martës, në pallatin Buckingham dhe “Downing Street”.

Samiti është shënuar deri tani nga tensionet mes aleatëve. Shkëmbime të zjarrta pati mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij francez Emanuel Macron.

Një vëmendje të madhe në Samit ka marrë edhe gruaja e “hekurt” e Europës. Angela Merkeli është fotografuar teksa shkëmben puthje dhe përqafime me liderët botërorë.

Por, nuk kishte si të shpëtonte syrit të fotografëve, një moment mes saj dhe liderit turk Erdogan. Nuk dihet me kë e kishte Merkeli, por kancelarja gjermane ka ngritur grushtin si për të dëshmuar forcën.