13:21 / E Mërkurë, 10 Korrik 2019 / indeksADMonline

Merkel shihet duke u dridhur sërish, e treta herë brenda një muaji

Kancelarja gjermane Angela Merkel është parë duke u dridhur në një aktivitet publik për të tretën herë në më pak se një muaj.

Trupi i Merkelit shihej dukshëm duke u dridhur ndërsa qëndronte në ceremoninë e nderit të ushtrisë së bashku me kryeministrin finlandez jashtë kancelarisë në Berlin të mërkurën.

Episode të ngjashme kishte më 18 qershor dhe 27 qershor. Hera parë ndodhi në mot të nxehtë, dhe Merkel tha më pas se ajo ishte mirë pasi piu tri gota uji. Të mërkurën (sot) moti ishte i ftohtë. /IndeksOnline/