Merkel: Situata me Covid në Gjermani është tepër serioze

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka nxitur parlamentin e vendit të saj që të aprovojë ligjin e ri që obligon liderët rajonalë të imponojnë orë policore dhe karantina sapo infeksionet me koronavirus të mbërrijnë një nivel të caktuar.
“Për fat të keq, më duhet ta them sërish: situata është shumë serioze, shumë serioze dhe ne të gjithë duhet ta marrim seriozisht,” tha Merkel gjatë sesionit parlamentar këtë mëngjes.
Ajo tha se Gjermania po përballej me valën e tretë të infeksioneve dhe se punëtorët shëndetësorë po qajnë për ndihmë.
“Kujdesi intenziv shëndetësor po çon thirrje pas thirrjesh për ne – kush jemi ne t’i injorojmë këto thirrje?” – tha Merkel, raporton BBC.