75 Mall Live Search
15:04 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / OSH

Merkel s’lëshon per për masa: Do të pendohemi, mos të festojmë për herë të fundit me gjyshërit tanë

Angela Merkeli, ka mbajtur një fjalim të fuqishëm para Bundestagut. Kancelarja ka mbrojtur edhe një herë idenë e mbylljes së dyqaneve përsëri pas Krishtlindjeve.

Sipas saj, nëse vazhdohet kështu, festat e fundvitit për shumëkë mund të jenë të fundit për gjyshërit e tyre, shkruan Indeksonline.

“Ne duhet të bëjmë një përpjekje tjetër tani. 500 vdekje në ditë në Gjermani, është çmim i lartë për të gjithë. Nëse vazhdohet kështu, festat e fundvitit do të jenë të fundit për shumë nga gjyshërit tanë. Na duhet të reagojmë, ose do të pendohemi më vonë”, ka thënë Merkeli.

Instituti “Robert Koch” raportoi 590 vdekje të reja me virusin Covid-19. Merkeli ka propozuar që të mbyllen përsëri shkollat ​​dhe dyqanet pas Krishtlindjeve, të paktën deri më 10 janar./Indeksonline/