09:33 / E Premte, 06 Dhjetor 2019

Merkeli viziton sot Aushvicin për herë të parë

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, do ta vizitojë kampin e përqendrimit në Aushvic këtë të premte.

Kjo do të jetë vizita e saj e parë aty ku regjimi nazist vrau afërsisht 1.1 milionë njerëz, ku shumica prej tyre ishin hebrenj, shkruan BBC-i.

Merkeli do të marrë pjesë në ceremoni bashkë me të mbijetuarit nga kampi dhe kryeministrin e Polonisë, Mateusz Morawiecki.

Kjo vizitë bëhet midis rritjesh të antisemitismit gjerman dhe para përvjetorit të 75-të të clirimit të kampit.

Mbi gjashtë milionë hebrenj qenë vrarë gjatë Holokaustit, në një fushatë naziste për të shkatërruar popullatën hebreje në Evropë.