Merkel vendos të vaksinohet nesër, me AstraZeneca

Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të vaksinohet gjatë ditës së nesërme. Merkel do të vaksinohet me vaksinën e llojit AstraZeneca.
Radha për vaksinim Merkelit i kishte ardhur në fillim të kësaj jave, por që ajo nuk kishte përfillur listën pa dhënë asnjë arsyetim.
66 vjeçarja do të marr dozën e parë të AstraZenecas, shkruan Indeksonline.
Merkel nuk është politikania e parë e lartë që vaksinohet me vaksinën në fjalë.
Në fillim të prillit, Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier e kishte marrë dozën e parë në Berlin.
Karl Lauterbach gjithashtu mori vaksinën e AstraZenecas./Indeksonline/