75 Mall Live Search
14:59 / E Enjte, 14 Gusht 2025 / S Z

Merr dritën jeshile nga KQZ, Lladrovci: Jam i lumtur, vazhdojmë +4

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur sot, ka certifikuar Partinë e Ramiz Lladrovcit “PDK-RLL”, e cila  ka marrë dritën jeshile për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

E lidhur me këtë ka reaguar Ramiz Lladrovci i cili ka thënë është i lumtur që Lista “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”,  u certifikua për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Drenas.

“Jam i lumtur që puna jonë, në Komunën Kampion, pas kërkesave të qytetarëve, simpatizantëve  dhe rrethanave të krijuara, mund ta kërkojmë besimin qytetar edhe për një mandat. Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin Bashkë, vazhdojmë, +4”, ka shkruar Lladrovci./Indeksonline/