Merr flakë një autobus i linjës Tiranë-Kamëz

Një autobus i linjës Tiranë-Kamëz është përfshirë nga flakët pak më herët.
Zjarri është shfaqur fillimisht në pjesën e motorit, duke përhapur panik te qytetarët, për fat të mirë nuk ka të lënduar, shkruan A2 CNN-i.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset e Kamzës, të cilat neutralizuan flakët.