Merr flakë një banesë në Ferizaj (Pamje)

Në rrugën 12 Qershori në Ferizaj ka marrë flakë një banesë në një kompleks të banesave.
Për këtë rast kanë dhënë detaje nga Policia e Kosovës.
“Sot, rreth orës 08:26 kemi pranuar një informatë, se në një rrugicë në afërsi të rrugës “12 Qershori” në Ferizaj, një banesë në katin e II-të të një ndërtese kolektive është kapluar nga zjarri. Ekipe të policisë dhe zjarrëfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa zjarrëfikësit kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Njësia e hetimeve gjithashtu ka dalë në vendin e ngjarjes për hetim”, ka thënë për IndeksOnline, zëdhënësi i PK-së, Kanun Veseli