Merr fund ”agjerimi” i Manchester Cityt, rikthehet te fitorja

Manchester city është rikthyer te fitorja pas plot shtatë ndeshjeve.
Kampioni i Anglisë, shënoi fitore ndaj Nottingham Forestit, në ndeshjen e javës së 14-yë të Premierligës, me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.
Bernardo Silva hapi serin e golave në minutën e tetë.
Golin e dytë e shënoi Kevin De Bruyne në minutën e 31-të. Me rezultat 2-0 u mbyll pjesa e parë.
Fitroen e Cityt e siguroi Jeremy Doku, në minutën e 57-të.
Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 26 pikëve dhe renditet në vendin e katërt, me 9 pikë prapa liderit, Liverpulit.
Në anën tjetër, Nottingham Forest ka 22 pikë dhe renditet në vendin e gjashttë në tabelë./IndeksOnline/