75 Mall Live Search
21:57 / E Martë, 14 Tetor 2025 / BA

Merr fund ‘armiqësia’ mes Oltës dhe Kiarës, ja çfarë ndodhi

Një moment i papritur, ka ndodhur në emisionin “Goca dhe Gra”, ku Kiara Tito ka folur live me Olta Gixharin, dy ish banoret e ‘Big Brother VIP Albania’ te cilat nuk kane pasur një raport aq të mirë pas reality show-t.

Gjatë transmetimit, Olta u përfshi përmes një telefonate, dhe sapo dëgjoi zërin e Kiarës, ajo reagoi me ngrohtësi dhe sinqeritet.

“Gëzohem që po flasim bashkë, edhe pse kaq larg. Unë po kaloj një periudhë të pakëndshme, por mirë jam,” – u shpreh Olta, duke treguar se, pavarësisht vështirësive, ruan pozitivitetin dhe forcën e saj.

Ndërkohë, Kiara e pyeti me kujdes se si po ndihej, pasi një ditë më parë u bë e ditur se Olta nuk ishte mire me shendet, pasi kishte kaluar një problem me syrin.

Olta nuk harroi të dërgonte edhe një përshëndetje per Lunen dhe per Luizin.

“Kiara, të përqafoj fort dhe ma puth Lunen. Meqë je, ma puth edhe Luizin,” – tha ajo me humor, duke bërë që studioja të shpërthente në të qeshura. Kiara e priti mire këtë koment, duke e shoqëruar me të qeshur.

Pas këtij dialogu të papritur, fansat kanë nisur të komentojnë në rrjet, duke e cilësuar si një moment pajtimi dhe respekti të ndërsjellë.