Merr fund dashuria? Aktorja e njohur turke i jep fund martesës

Aktorja turke Nilay Deniz i ka dhënë fund martesës me Erçin Karabulut pas 3 vitesh bashkë. Lajmin e bëjnë të ditur mediat turke të cilat shkruajnë se aktorja dhe bashkëshorti i saj nuk jetojnë më bashkë.
Dyshimet se çifti janë ndarë nisën nga veprimet e fundit të Nilay. 27-vjeçarja i ka fshirë të gjitha fotot me bashkëshortin, si dhe e ka hequr nga rrjetet sociale. Dyshja u martuan në vitin 2017 dhe shiheshin shumë të dashuruar. Ndarja e tyre i ka habitur të gjithë dhe ende nuk dihet arsyeja e këtij vendimi.
