Merr fund dilema, Arben Vitia s’bëhet drejtor i Shëndetësisë në Prishtinë

Dilema se a do të bëhet Arben Vitia drejtor i Shëndetësisë në Prishtinë sonte ka marrë fund.
Përgjigjen e kësaj e dha kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, teksa prezantoi një pjesë të kabinetit qeverisës, raporton Indeksonline.
Rama ka vendosur që Izet Sadiku të jetë në krye të Drejtorisë së Shëndetësisë.
Kryetari kishte njoftuar se Vitisë i ka bërë ofertë për të udhëhequr në këtë drejtori, madje sipas tij oferta ishte e sinqertë.
Por që, nga VV kanë mohuar se Arben Vitia ka pranuar ndonjë ftesë zyrtare nga kryetari Përparim Rama për të qenë drejtor i Shëndetësisë në kryeqytet.
Megjithëse nga VV kanë thënë se Arben Vitia është një stad tjetër dhe po ashtu do të ishte e pakuptimtë të bëhej pjesë e rivalit të tij.
Vitia humbi zgjedhjet, mirëpo do të vazhdojë që të jetë koordinator i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës./Indeksonline/