18:42 / E Martë, 28 Shtator 2021 / AR

Merr fund dilema e kahmotshme/ Ryva tregon a ka bërë operacione plastike

Ryva Kajtazi ka arritur të bëj ndryshime drastike në pamje me kalimin e viteve.

Këngëtarja e cila është tërhequr pak nga muzika duke u fokusuar më shumë tek familja, gjegjësisht fëmijët e saj, është rikthyer fuqishëm duke bërë ‘boom’ me çdo publikim, shkruan Indeksonline.

Ajo shpesh herë është akuzuar edhe për ndërhyrje të shumta me të cilat ngjason si të ishte kukull plastike.

Për të gjithë ata që kanë dilema, Ryva vendosi që të shuaj çdo kureshtje sa i përket kësaj ‘akuze’.

E ftuar në ‘nKosovë Show’, ajo u pyet se a ka bërë operacione në fytyrën e saj.

Ajo nuk hezitoi të përgjigje duke thënë se nuk ka ndërhyrje përveç rimodelimit të hundës.

Një femër kur i kushton rëndësi vetës nuk është se duhet gjithqysh të hyjë në sallën e operacionit. Unë shpesh boj hajgare me një trajnere teme të fitnesit ku shkoj çdo mëngjes edhe mem xhiru kanihere qysh lodhna edhe që vdes në dysheme shtrina për toke qaq shumë lodhesh prej ushtrimeve edhe sakrificave që i bëjmë në ushqim sepse dua t’i arrijë qëllimet e mija. Nuk më pëlqen pesha e tepërt, kilet e tepërta në veten time. Ato sigurisht vijnë kur sjellë në jetë një fëmijë dhe janë të pashmangshme kilet e tepërta por nuk do të thotë që ato duhesh me i mbajtë ton jetën. Përpos rimodelimit të hundës që e kom bo përndryshe jo, madje po i përziejnë photoshopin me operacione. Kohët e fundit është IN photoshopi kështu që duhet njeri me i dallu këto gjëra“, u shpreh ajo./Indeksonline/