Merr fund dilema e madhe e verës, Nico Jackson bëhet me skuadër të re

FC Bayern Munich dhe Chelsea kanë gjetur gjuhën e përbashkët për huazimin e sulmuesit Nico Jackson.
Sipas marrëveshjes, Jackson do të kalojë te bavarezët fillimisht si huazim me klauzolë blerjeje të detyrueshme, njofton gazetari Fabrizio Romano, shkruan IndeksOnline.
Sulmuesi senegalez ka pranuar kushtet për një kontratë pesëvjeçare me Bayernin, që do të hyjë në fuqi nga vera e vitit 2026.
Huazimi është vlerësuar në 15 milionë euro, shifër e konfirmuar nga klubi.
Ky transferim shihet si një hap i madh për përforcimin e repartit ofensiv të gjigantëve gjermanë.