Merr fund dilema, kjo është arsyeja e fshirjes së këngës “U kry” të Melisës!

Melisa Lleshi bëri boom me këngën e saj “U kry”.
E gjithë kjo pasi ishte në menaxhim të grupit “Diez Music” shkruan Indeksonline.
Por gjithçka mes tyre tashmë ka marrë fund, e kjo vërehet me “zhdukjen” e këngës së parë nga “Youtube”.
Në një prononcim për Indeksonline, Bini Nebihu tha se kënga është fshirë nga kanali “Youtube”, pasi nuk është pjesë e Diez Music.
Sipas tij, nuk është që ka pasur ndonjë arsye për daljen nga grupi.
“Kemi pasur mirëpritje për të dhe kemi punuar shumë për këngë të reja” u shpreh ai.
Bini tha se Melisa është liruar, pasi i ka kryer obligimet e mbetura./Indeksonline/
