Merr fund “drama” Brozovic, kroati pranon ofertën e Al Nassr

Marcelo Brozovic ka pranuar ofertën e skuadrës arabe, Al Nassr.
Gazetari Fabrizio Romano, raporton se futbollisti kroat ka arritur marrëveshje verbale dhe pritet vetëm nënshkrimi i kontratës, shkruan IndeksOnline.
Testet mjekësore janë planifikuar për ditën e premte dhe pastaj do të nënshkruaj kontratë tre vjeçare, e vlefshme deri në vitin 2026.
Brozovic ditët e fundit ka qënë i lidhur me një transferim te Barcelona, por sezonin e ardhshëm do të luaj së bashku me Cristiano Ronaldon te Al Nassr./IndeksOnline/