75 Mall Live Search
10:11 / E Martë, 13 Maj 2025 / L A

Merr fund epoka e Vazquezit te Reali

Lucas Vazquez do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit.

Ardhja e mundshme e Alexander-Arnold dhe rikthimi i Carvajalit nga lëndimi, do ta bëjnë të pamundur që Vazquez të ketë minuta në sezonin e ardhshëm.

Ai do të largohet pas përfundimit të Botërorit të Klubeve që zhvillohet në verë.

Vazquez, që nga debutimi i tij me skuadrën e parë në vitin 2015 ka bërë rreth 398 paraqitje, duke shënuar 38 gola dhe 73 asistime.

Ai ka fituar tituj të shumtë me Realin, duke fituar 5 herë Ligën e Kampionëve, 4 tituj të La Ligës, 1 herë Kupën e Mbretit, 3 herë Botërorin e Klubeve, 4 Superkupa të Spanjës, 4 të Evropës dhe International Cup./IndeksOnline/