Merr fund ”inati” i Deshcamps me Mbappen, thotë se do të ftohet te Franca për ndeshjet e marsit

Kanë përfunduar hatërmbetjet mes trajnerit të Francës, Didier Deshcamps dhe Kylian Mbappes.
Ky i fundit nuk ishte pjesë e kombëtares franceze në ndeshjet e fundit të zhvilluara në muajin nëntor, ku ende nuk dihen arsyet, shkruan IndeksOnline.
Por Deshcamps sonte në një intervistë për gazetën ”L’equipe”, e ka konfirmuar se Mbappe do të ftohet për ndeshjet e muajit mars.
“Vendimi është marrë, Mbappé do të kthehet si pjesë e skuadrës”, ka deklaruar Deschamps.
25-vjeçari po shkëlqen te Real Madridi, ku ka shënuar 24 gola dhe ka bërë pesë asisistime në të gjitha garat, prej se u transferua nga PSG gjatë verës së kaluar./IndeksOnline/