75 Mall Live Search
17:18 / E Premte, 20 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Merr fund inati i PSG-së me Mbappen

Pas gati shtatë muajve, duket se kanë marrë fund inatet mes PSG-së dhe Kylian Mbappe.

Skuadra parisene sot ka uruar sulmuesin francez me rastin e datëlindjës së 26-të, shkruan IndeksOnline.

“Gëzuar ditëlindjen e 26-të, Kylian Mbappé”, shkruan në postimin e PSG-së në Twitter.

Kjo është hera e parë që PSG-së shkruan për Mbappen pas transferimit në Real Madrid, duke përfshirë edhe problemet që kanë për pagën e francezit./IndeksOnline/