Merr fund lufta Amerikë-Iran
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë nënshkruar në mënyrë elektronike një memorandum mirëkuptimi, i cili parasheh përfundimin e konfliktit dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Dokumenti është nënshkruar personalisht nga presidenti Donald Trump.
Fillimisht, nënshkrimi ishte planifikuar të bëhej të premten në Zvicër, por burime diplomatike bëjnë të ditur se ditët e fundit është diskutuar përshpejtimi i procesit dhe hyrja më e shpejtë në fuqi e marrëveshjes.
Irani konfirmon marrëveshjen
Ministria e Jashtme e Iranit ka bërë të ditur se palët janë pajtuar që memorandumi të nënshkruhet në mënyrë elektronike, pa pritur një ceremoni zyrtare.
Megjithatë, takimi i delegacioneve amerikane dhe iraniane, i cili pritet të udhëhiqet nga zëvendëspresidenti amerikan J. D. Vance dhe kryetari i parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf, është planifikuar të mbahet të premten në Zvicër.
Pritet që tema kryesore e bisedimeve të jetë nisja e negociatave për të ardhmen e programit bërthamor iranian dhe hartimi i një marrëveshjeje përfundimtare midis Uashingtonit dhe Teheranit.

