75 Mall Live Search
16:40 / E Martë, 08 Nëntor 2022 / AR

Merr fund ‘lufta’ mes Shakires dhe Pique, arrijnë marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve

Shakira ka arritur një marrëveshje për kujdestarinë e dy fëmijëve të saj me ish-partnerin e saj Gerard Pique, raporton agjencia e lajmeve Reuters .

Detajet e marrëveshjes do të zbulohen më vonë, por sipas gazetës lokale “La Vanguardia”, fëmijët do të transferohen në Miami, me nënën e tyre, transmeton Indeksonline.

Shakira dhe Pique, ishin çift që nga viti 2011, por nuk ishin martuar kurrë.

Ata ishin takuar gjatë Kupës së Botës në Afrikën e jugut, kur futbollisti kishte marrë pjesë në klipin e këngës “Waka Waka”.

Ajo këngë ishte e përzgjedhur për turneun./Indeksonline/