75 Mall Live Search
23:54 / E Hënë, 03 Qershor 2024 / FR

Merr fund “makthi” i 724 ditëve, Armando Broja shpresa e Kombëtares për Europianin

Armando Broja shënoi golin e vetëm të pjesës së parë, që Shqipëria e mbylli në avantazh 1-0 përballë Lihtenshtejn. Sulmuesi i Chelsea përfitoi nga vertikalizimi i Bajramit në minutën e 31’, teksa e gjithë ndeshja u fitua më pas 3-0.

Ky gol për Brojën vjen pas 724 ditëve pa shënuar për Kombëtaren. Hera e fundit që kishte shënuar ishte pikërisht më 10 qershor 2022 në humbjen 1-2 kundër Izraelit.

Sulmuesi 22-vjeçar gjente rrugën e rrjetës asokohe me penallti. Kujtojmë se goli i sotëm është i pesti për Brojën te përfaqësuesja e Shqipërisë.