75 Mall Live Search
19:12 / E Mërkurë, 25 Maj 2022 / AR

Merr fund pritja, këtë javë dalin 100 eurot për sektorin privat

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se punëtorët e sektorit privat do t’i marrin shtesë nga 100 euro këtë javë.

Kurse për studentët, aplikimi është ende i hapur, dhe sapo të përmbyllet ky hap do të procedohet pagesa edhe për ta, raporton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë kemi ndarë 35 milionë euro buxhet, të cilat do të mundësojnë pagesën e mbështetjes së njëhershme prej 100 euro për të punësuarit e sektorit privat dhe për studentët.

Për të punësuarit, periudha e aplikimit ka përfunduar javën që shkoi, dhe komisioni deri më tani ka validuar shumicën e përfituesve që plotësojnë kriteret.

Tani kanë mbetur të përfundohen vetëm procedurat e nevojshme për ekzekutimin e pagesave, dhe përfituesit që janë validuar do t’i pranojnë paratë në llogaritë e tyre këtë javë.

Për studentët ndërkaq, aplikimi është ende i hapur, dhe sapo të përmbyllet ky hap do të procedohet pagesa edhe për ta.