75 Mall Live Search
15:52 / E Martë, 22 Korrik 2025 / L A

Merr fund storja më e gjatë e verës, Arsenali nënshkruan me Gyokores

Duket se saga rreth të ardhmes së Gyokeresit, do të marrë fund.

Siç raporton gazetari David Ornstein, Arsenali ka arritur një marrëveshjë të plotë me Sportingun e Lisbonës, për transferimin e Gyokeresit.

“Topçinjtë”, do të paguajnë 63 milionë euro plus 10 milionë në bonuse për Gyokeresin, në një kontratë pesëvjeçare.

Gyokeres, sezonin që lamë pas shkëlqeu me Sportingun duke shënuar 54 gola në 52 paraqitje, ku fitoi titullin në Portugali si dhe Kupën./IndeksOnline/