Merr fund zëmërimi i Ronaldos, rikthehet të luaj për Al Nassr
Cristiano Ronaldo është rikthyer dhe do të jetë i disponueshëm për Al Nassr në ndeshjen e radhës.
Pas vendimit për të munguar në ndeshjet e fundit, në një periudhë të ndikuar nga menaxhimi i buxheteve dhe transferimeve nga PIF, ylli portugez është rikthyer në skuadër dhe është gati për aksion, shkruan IndeksOnline.
Ronaldo do të udhëtojë me ekipin për ndeshjen kundër Al Fateh të shtunën, duke forcuar kështu formacionin e Al Nassr për këtë përballje të rëndësishme.
Rikthimi i tij pritet të jetë një shtysë e madhe për skuadrën dhe tifozët, teksa Al Nassr synon të vazhdojë me rezultate pozitive në kampionat./IndeksOnline/

