Merr kthesë të madhe karriera e Jeses, ish yllit të Realit
Jese Rodriguez u transferua në PSG nga Real Madrid në vitin 2016 duke u parë si një nga talentët më premtues të kohës.
Por spanjolli pati një rënie të madhe për shkak lëndimesh, ku zhvilloi vetëm nëntë ndeshje me kampionët e Francës për tu huazuar te Las Palmas e më pas edhe te Stoke City në Angli.
Ai ishte pranë një rikthimi në La Liga, mirëpo puna e tij e ka bindur trajnerin Thomas Tuchel që ta mbajë në skuadër, shkruan Indeksonline.
Gjermani ka deklaruar se Jese është duke punuar shumë dhe do të jetë i rëndësishëm për klubin në pjesën tjetër të sezonit.
“Po, të gjithë mund të luajnë në këtë ekip. Jesse ka treguar një mentalitet të fortë, pavarësisht gjendjes së tyre, e cila nuk është e lehtë. Trajnimi me ne dhe e bën atë seriozisht. Kjo është e mundur që ai të luaj më shumë, edhe pse deri më tani është reduktuar nga lëndimet”, rrëfeu teknikun gjerman.
Jesé, në këtë mënyrë, mund të bëhet ‘përforcimi i dimrit’ i PSG-së. /IndeksOnline/