75 Mall Live Search
11:10 / E Premte, 05 Prill 2019 / indeksADMonline

Merr veturën për ta provuar para blerjes dhe s’e kthen më, arrestohet gjilanasi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Gjilan, i cili ka mashtruar një person tjetër duke ia vjedh veturën.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti ka mashtruar viktimën mashkull K/Shqiptar, duke ia marrë veturën e tij kinse për ta kontrolluar gjendjen para blerjes dhe nuk ia ka kthyer më. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Indeksonline/