Merren vesh, Napoli me trajner të ri, prezantimi sot pasdite
Tashmë është punë e kryer. Gennaro Gatusso do të jetë trajner i ri i Napolit. Ish-trajneri i Milanit do të zëvëndësojë Carlo Ancelottin, që u shkarkua mbrëmë.
De Laurentis dhe Gatusso janë marrë vesh për drejtimin e Napolit deri në fund të këtij sezoni.
Prezantimi i Gatussos, do të ndodhë sot pasdite, ndërsa pritet që të ketë menjëherë stërvitje te skuadra.
Sot pasdite pritet që Gatusso të flasë publikisht për të treguar synimet me skuadrën.
Debutimi i tij do të ndodhë këtë vikend në ndeshjen e Seriess A ndaj Parmës./Indeksonline/
