Merreshin me bixhoz në Prizren, pesë të arrestuar
Sektori i hetimeve rajonale në Prizren, gjatë një aktiviteti të realizuar në rajonin e Prizrenit së bashku më Inspektorët Komunalë dhe në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren kanë kryer kontrolle në disa lokacione me qëllim parandalimin dhe zbulimin e organizimit të paligjshëm të skemave piramidale dhe bixhozit dhe me këtë rast ka sekuestruar dëshmi dhe ka ndaluar 5 persona për këtë rast.
Dëshmitë e sekuestruara janë:
- Tri kuti me 1561 zhetonë të lojës “poker”,
 - 2 fletore për lojën “poker”,
 - 2 llap-top kompjuterë,
 - 3 shtëpiza për kompjuterë,
 - 1 diviar,
 - 6 telefona,
 - 1 printer,
 - 16 tiketa të bastorëve dhe ,
 - 1 cigare të dyshuar me marihuanë
 
Lokalet e dyshuara dhe të kontrolluara janë mbyllur nga Inspektorët Komunalë ndërsa me aktvendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë personat S. K. i lindur në vitin 1976, R. R. i lindur në vitin 1994, D. K. i lindur në vitin 1994, F. B. i lindur në vitin 1986 dhe Sh. M. i lindur në vitin 1987. Hetime Rajonale do të vazhdojnë edhe në të ardhmen me aktivitete të tilla më qëllim parandalimin e dukurive negative në rajonin e Prizrenit dhe më gjerë.

