Merret një vendim i rëndësishëm për KB Bashkimin
Që nga tani KB Bashkimi mund të regjistrojë basketbollistë dhe të marrë pjesë në garat e Superligës, ky vendim është marrë nga FIBA.
E pas këtij vendimi skuadra nga Prizreni ka njoftuar se do të marrë pjesë në Superligën e Kosovës, në këtë edicion.
Më poshtë keni njoftimin e plotë të klubit:
Të nderuar,
Sot në adresë të klubit ka arritur konfirmimi që KB Bashkimit i është larguar përkohësisht pengesa nga FIBA për regjistrim të lojaterëve dhe pengesa për pjesëmarrje në gara në Superlig. Në adresë të palëve të dëmtuara fillimisht janë paguar 17,000.00 euro, me kusht që brenda dhjet muajve në vijim klubi do të paguaj edhe shifrën e mbetur prej 43,000.00 euro që në total bëjnë 60,000.00 euro.
Largimi i ketyre pengesave erdhi si rrjedhojë marrveshjes me lojtarë (Samadan dhe Gruev) të cilët janë fitues të rastit gjyqësor ndaj KB Bashkimi. Për këtë duhet të falenderojmë angazhimin e kryesisë, drejtorit Ehat Oreshka, dhe perkrahjen e kryetarit Mytaher Haskuka.
KB Bashkimi do të garojë ne Superligën e Kosovës për edicioni 2019-2020!
Këtë vit shpresojmë që edhe përkundër vështrsive që kemi , me perkrahjen sportëdashësve prizrenas e sidimos me përkrahjen e pakursyer të tifozëve të qytetit Arpagjikve do të arijmë ti tejkalojmë këto sfida!