09:07 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Merret një vendim lehtësues për autobusët në Kosovë, pas krizës nga pandemia

Pas kërkesës së vazhdueshme të Shoqatës së Transportuesve të Kosovës, Stacioni i Autobusëve në Prishtinë ka marrë një vendim lehtësues.

Të gjithë autobusët që peronizohen në Prishtinë, do të lirohen nga pagesa e deritanishme.

Krejt kjo për shkak të krizës së madhe që kanë patur kompanitë transportuese të autobusëve në Kosovë për shkak të pandemisë.

Indeksonline mëson se futja e autobusit në peron në secilën nisje ka kushtuar 3 euro, pagesë të cilën nga sot nuk do ta bëjnë autobusët nga Kosova./Indeksonline/