75 Mall Live Search
11:21 / E Hënë, 27 Mars 2023 / kutia

Merret vendim, mundësit e Kosovës që ndodheshin në Turqi në kohën e tërmetit, do të dërgohen në kamp rehabilitimi!

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi, ka mbajtur mbledhjen e 24-të të tij, në të cilën u shqyrtuan pika të ndryshme të rendit të ditës.

Në këtë mbledhje është vendosur që mundësit e Kosovës të cilët ndodheshin para pak javësh në Turqi kur ndodhi tërmeti i fuqishëm, të dërgohen në një kamp rehabilitimi.

“BE vendosi të mbështesë mundësit e rinj me dërgimin në një kamp rehabilitimi pas traumave të pësuara gjatë tërmetit në Turqi. Mundësit ndodheshin në Kahramanarash për një turne ndërkombëtar” thuhet në vendimin e Komitetit Olimpik të Kosovës./Indeksonline/