75 Mall Live Search
14:25 / E Mërkurë, 15 Qershor 2022 / A. M.

Merret vendim për babain që dyshohet se vrau djalin në Podujevë

Një muaj paraburgim i është caktuar N.S., nga Podujeva i cili dyshohet se privoi nga jeta djalin e tij E.S.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e hënë në Peran të Podujevës, ku sipas raportimeve në media motivi i vrasjes lidhet me mosmarrëveshje rreth një prone mes palëve.

Njoftimi i plotë i gjykatës:

Prishtinë 15 qershor 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit N.S për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.