75 Mall Live Search
22:43 / E Shtunë, 07 Mars 2020 / indeksADMonline

Merret vendim, Ronaldinho do të qëndroj në burgun e Paraguait

Braziliani, Ronaldinho Gaucho është urdhëruar nga gjykata të qëndrojë në burgun e Paraguait.

Ish sulmuesi i Barcelonës u arrestua gjatë ditës së djeshme për shkak të përpjekjeve të tij për të hyrë në Paraguai me një pasaportë të falsifikuar, së bashku me vëllaun e tij.

Avoktatët e tij kishin bërë kërkesa për lirim të futbollistit mirëpo sipas gjykatës vepra e tij cilësohet “serioze kundër interesave të shtetit të Paraguait”.

Pas këtij vendimi avokati i tij tregoi që do të apelojnë për këtë vendim./IndeksOnline/.