16:25 / E Mërkurë, 01 Maj 2019 / indeksADMonline

Merret vendimi final, Angli – Kosovë luhet në këtë qytet

Federata e Futbollit të Anglisë ka vendosur që ndeshja Angli – Kosovë të mos zhvillohet në Londër.

Për herë të parë pas më shumë se 10 vitesh, ‘Tre luanët’ nuk do të luajnë ndeshje zyrtare në stadiumin Wembley.

Gjatë ditës së mërkurë është zyrtarizuar që ky ballafaqim do të zhvillohet në stadiumin e Southamptonit, St’ Marys.

Qyteti bregdetar anglez, ndodhet rreth 2 orë larg nga Londra dhe kapaciteti i stadiumit është gati 3 fish më i vogël se Wembley.

Megjithatë Federata e ka për detyrë nga UEFA që për tifozët shqiptarë të ndaj një përqindje të biletave. /Indeksonline/