14:06 / E Martë, 12 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Merret vendimi, Flamurtari – Prishtina luhet në këtë stadium

Ndeshja derbi e dy skuadrave nga kryeqyteti, Flamurtari – Prishtina është vendosur të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Drejtori i Flamurtarit, Agim Hasani ka theksuar që pas mbledhjes së mbajtur të martën është marrë ky vendim.

Sfida do të luhet të hënën nga ora 13.30.

Ndeshja e parë në edicionin vjeshtor mes Prishtinës dhe Flamurtarit kishte përfunduar 1-1. /Indeksonline/